Telegrafi

Dëmtim i rëndë për De Sciglion, por vazhdon lojën (Foto)

Gjatë ndeshjes Verona-Milan, mesfushori i verdhebluve, Pavel Vsholek i ka bërë një ndërhyre “horror” mbrojtësit të Milanit, Mattia De Sciglio.

Ky i fundit ka marrë menjëherë mjekimin e shpejtë dhe dëmtimi i rëndë i pësuar, nuk e ka penguar aspak të festojë me shokët e skuadrës golin e vetëm ngushëllues të Milanit të shënuar nga Menez.

De Sciglio pritet të largohet nga Milani dhe skuadra e interesuar është Juventusi.

Italiani është paraqitur shumë pak te Milani dhe për këtë ka humbur edhe vendin te Kombëtarja e Italisë. /Telegrafi/