Site icon Telegrafi

Dëmshpërblehet e moshuara, që ia vodhën paratë nga jeleku (Video)

Maria Vasques ka shkuar në një dyqan në New Yersey të Shteteve të Bashkuara për të blerë këpucë, kur një i ri ka hyrë dhe ia ka marrë paratë që i mbante në jelek.

Në atë moment 93-vjeçarja ka bërtitur dhe ka kërkuan të ndalohet hajni, ndërsa ka qenë e paaftë që të ngrihet nga karroca, transmeton Telegrafi.

Por, e moshuara që ecë me vështirësi, është dëmshpërblyer me 600 dollarë, aq sa iu vodhën, si dhe ia kanë falur sandalet që i kishte pëlqyer.

Në mënyrë që të qetësohet Vasquez, kryetari i vendit ia ka dhuruar saj edhe njëmijë dollarë.

Në anën tjetër, Broyoan Lopz është identifikuar nga xhirimi i kamerave të sigurisë dhe është arrestuar. /Telegrafi/

https://youtu.be/nzmnVF1KQ0Y

Exit mobile version