Telegrafi

Demonstruesit ua kanë vënë flakën disa bankomatëve në Hong Kong, raportohet për më se 400 të arrestuar

Në Hong Kong kanë vazhduar demonstratat e dhunshme kundër qeverisë edhe këtë vit, megjithëse fillimi i javës ishte shumë i qetë.

Si pjesë e demonstratave të fundit, demonstruesit ua kanë vënë flakën disa bankomatëve, që i përkasin një banke pro qeverisë së Kinës, transmeton Telegrafi.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit që hidhnin gaz lotsjellës dhe godisnin me gjësende të forta.

Raportohet për mbi 400 të arrestuar, në mesin e qindra mijëra personave që kanë mbushur rrugët dhe janë sjellë në mënyrë të dhunshme.

“Vështirë ta urojmë Vitin e Ri, kur kemi shumë probleme”, ka qenë një prej mbishkrimeve, në mesin e shumë të tjerave që shprehnin pakënaqësinë lidhur me qeverisjen.

Kohëve të fundit, pjesë e demonstratave janë bërë edhe familjarët, që kanë dalë në rrugë së bashku me fëmijët e vegjël. /Telegrafi/