Site icon Telegrafi

Demonstruesit në Hong Kong kanë gjetur mënyrën se si t’i fikin bombolat e gazit lotsjellës

Forcat e rendit në Hong Kong të Kinës, po i kundërpërgjigjen demonstruesve, me një sasi të madhe gazi lotsjellës, në mënyrë që t’i largojnë nga qendra qytetit.

Mirëpo, ata e kanë gjetur një mënyrë që t’i fikin bombolat e hedhura në drejtim të tyre, kur ato hidhen në hapësira të boshatisura, transmeton Telegrafi.

Sipër bombolës ata po e vënë konin e trafikut, ku po zbrazin ujë për ta neutralizuar. Kur po e heqin konin, vetëm edhe pak ujë dhe bombolës po i humbë efekti në tërësi.

Në mënyrë që të ndalojë demonstruesit, policia ka bërë 49 arrestime, përfshirë aktivistë nga 16 deri në 41 vjeç, mirëpo masa uk ka të ndaluar.

Ata po kundërshtojnë një ligj kontrovers për ekstradim dhe ditëve të fundit, nuk po marrin leje për protestë dhe kanë bllokuar një pjesë shumë të rëndësishme biznesi. /Telegrafi/

Exit mobile version