Njoftimi i kryeministrit Adel Abdul Mahdi, se do të paraqiste dorëheqjen e tij në parlament, ka bërë që shumë demonstrues të dalin në kryeqytet dhe të festojnë, derisa në pjesën jugore të shtetit ka pasur shumë dhunë.
Largimi i kryeministrit, është festuar me muzikë të lartë në sheshin Tahrir të Bagdadit, derisa demonstruesit kanë thënë se nuk do të ndalojnë derisa ta largojnë nga të gjithë klasën udhëheqëse, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk do të largohemi nga sheshi, derisa çdo i korruptuar të japë dorëheqje”, ka thënë një prej demonstruesve, pranë objektit me 18 kate, që është bërë simbol i rezistencës.
Fitorja e ekipit kombëtar të Irakut, në një ndeshje futbolli ndaj Emirateve të Bashkuara, iu ka dhënë edhe më shumë motiv festimeve, pas një kohe të gjatë trazirash.
Mirëpo, situatë e njëjtë nuk ishte edhe në qytetin jugor Nassiriya ku u vranë 21 persona gjatë një demonstrate të dhunshme, derisa donin të hynin në një qendër policore. /Telegrafi/