Telegrafi

Demonstronte ngasjen e biçikletës para fëmijëve, rrëzohet keq poshtë shkallëve (Video)

Polici i paemëruar nga Ayrshire i Skocisë, ka qenë duke iu demonstruar fëmijëve ngasjen me biçikletë poshtë shkallëve, por ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar keq.

Mbrojtësi i rendit ka mbetur i turpëruar, kur të pranishmit kanë nisur të qeshin, derisa ai ishte ngatërruar në mbrojtëset anësore, transmeton Telegrafi.

“Më mirë ndonjëri nga të vegjlit ta mësonte atë se si duhet drejtuar biçikleta”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, kjo është konsideruar si një gabim i vogël, meqë ai është profesionist dhe nuk i ka ndodhur kështu ndonjëherë sa ishte në detyrë. /Telegrafi/