Telegrafi

Demonstrata para ambasadës së Ekuadorit në Londër, kundër arrestimit të Julian Assange (Video)

Mbështetësit e Julian Assange kanë demonstruar para ambasadës së Ekuadorit në Londër, nga frika e një postimi ku thuhej se themeluesi i WikiLeaks mund të arrestohej dhe të dëbohej brenda disa orëve.

Ueb-faqja i ka bërë këto pretendime gjatë natës në Twitter, duke u bazuar në një burim të pa emëruar, se qëndrimit shtatëvjeçar të Assange të ambasadë do t’i vije fundi, transmeton Telegrafi.

Që nga orët e para të mëngjesit, mbështetësit kanë vënë pankarta dhe tenda, që të mbrojtë sinjalizuesin kontrovers. Disa orë më vonë, hapësira para ambasadës është mbushur me protestues, që kërkonin drejtësi dhe mos arrestimin e tij.

Zyrtarët nga ambasada kanë hedhur poshtë pretendimet, se do të largohet australiani që po mbahet aty prej vitit 2012, duke thënë se më vonë do të jepet një deklaratë zyrtare. /Telegrafi/