Tirana ishte kryeqendra e të gjitha zemrave të shqiptarëve që ishin gati për luftën më të madhe të vitit.
Është luftëtari i arteve të përziera marciale, Florian Marku, ai i cili u gjend përball serbit, Sladan Dragisic.
Tirana për serbin ishte një ferr i vërtetë Kuq e Zi.
Me një eskortë të pa parë më herët për një sportist shqiptar, Florian Marku arriti në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, aty ku e pritën mijëra tifozë, përfshirë grupin e tifozëve “TKZ”.
I përcjellë nga hip hop ylli, Noizy, Marku arriti në disponim të lartë në arenën e madhe shqiptare.
Hip hop yje ndërkombëtare si Azet, Zuna dhe yje ndërkombëtare të futbollit si reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ishin prej emrave prominente prezente në këtë duel të madh.
Mbrëmja filloi me këngëtaren Aurela Gaçe, e cila interpretoi himnin kombëtar shqiptar në mënyrë të mrekullueshme duke rrëqethur secilin shqiptar që po e përjetonte këtë spektakël.
Florian Marku bëri proces të shkurtër me kundërshtarin serb.
Së pari e rrëzoi pas 40 sekondash duke e gjunjëzuar serbin, kurse goditja e dytë pasoi pas minutës së dytë të raundit të parë, ku me një goditje në mëlqi me “switch kick” u la i mposhtur serbi.
Me këtë fitore, Florian Marku i hap vetes rrugën drejt majes së botës në MMA.
Dueli i plotë:
/Telegrafi/