Nga Ministria e Punëve të Brendshme njofojnë se vetëm një orë pas fillimit të heshtjes parazgjedhore, është demoluar shtabi i një partie politike.
Më 14 tetor 2017, rreth 00:55, A.B. ka raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, një autor i panjohur me një pllakë betoni ka thyer xhamat e shtabit të një partie politike. MPB nuk njofton se kundër cilës parti është bërë ky veprim.
Policia është duke vazhduar hetimin për gjetjen e kryerësit të kësaj vepre./Telegrafi/