Telegrafi

Demolohet shkolla në Hasanbeg (Foto)

Është demoluar tërësisht shkolla periferike “25 maji “ në Hasanbeg. Kjo shkollë është degë e shkollës qendrore “25 maji” aty ku edhe janë të vendosur ndihmat për banorët lokal të prekur nga vërshimet, raporton Shenja.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu tha se është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm dhe se tani “krahas dëmeve të shkaktuar nga vërshimet tani do të përballemi edhe me situata të tilla”

Autoritetet komunale dyshojnë se kjo vepër është e banorëve, ndërsa kërkojnë që të gjenden autorët.

Karriget janë lënë të renditura në korridoret e shkollës, që sipas autoriteteve komunale më vete bartë ndonjë mesazh i cili duhet të zbardhet nga organet kompetente./Telegrafi/