Burime policore për gazetën Koha kanë bërë të ditur se mbrëmë nga një grup huliganësh janë demoluar disa klasa në ndërtesën e Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” në Shkup.
Nga policia thonë se janë duke hetuar rastin. Nga huliganët janë demoluar rafte, sirtare, banga të klasave dhe janë shkarravitur muret.
Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./koha/