Telegrafi

Bie plafoni në një nga tualetet e objektit të ish-Rilindjes

Një nga tualetet e objektit ish-Rilindja është dëmtuar pasi ka rënë plafoni i saj.  

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook të përfaqësuesit të Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civile, Ali Sefaj shihet se si çdo gjë është thyer pas rënies së plafonit.

Sefaj ka shkruar se: “Objekti i ish Rilindjes, kati i XVl. Sukseset e Xhelalit nuk kanë të ndalur”.

Ndërkaq, Telegrafi e kontaktoi Sefajn i cili tha se aktualisht janë duke intervenuar në rregullimin e saj. /Telegrafi/