Kazinoja ikonike e Las Vegasit, Tropicana, është demoluar përmes një shpërthimi të kontrolluar dhe shumë dronë e përcollën direkt ngjarjen.
Hoteli klasik në qytetin e “mëkateve” qëndroi për 67 vite, por tani është demoluar për t’i lënë hapësirën ndërtimit të stadiumit të ri të bejsbollit që do të kushtojë 1.5 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e demolimit shfaqin resortin 23-katësh duke u shembur – derisa qindra dronë filmonin dhe hidhnin dritë mbi objektin për të dhuruar “spektakël”.
Afro një mijë kilogramë eksploziv u përdor për ta demoluar Tropicanan, që iu nevojitën vetëm 22 sekonda që të bëhet “rrafsh me tokë”.
Fishekzjarrë dhe drita u ndezën me rastin e fillimit të procesit të demolimit të objektit ikonik të Las Vegasit. /Telegrafi/