Site icon Telegrafi

Demolohen LA Lakers, ia dalin Warriors – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiron në NBA, aty ku edhe nuk mungoi spektakli për tifozët.

Minnesota Timberwolves e ka demoluar Los Angeles Lakers, duke i mposhtur me rezultat 107-83.

Fitore po kaq bindëse ka marrë edhe Golden State Warriors 119-93 në përballjen ndaj Chicago Bulls.

Më solid nëparaqitjen e tyre ishin Denver Nuggets që triumfuan përball Atlanta Hawks me shifrat  105-96.

Përballje më e zjarrtë ishte ajo në mes të San Antonio Spurs dhe Dallas Mavericks, që përfundojë me triumfin e këtyre të fundit 123-109.

Një sfidë më e nxehtë ishte ajo në mes të Oklahoma City Thunder e Sacramento Kings, që mori fund me vetëm dy pikë dallim, 105-103.

Me vetëm tetë pikë dallim, te fitorja ia doli edhe Brooklyn Nets që në udhëtim mposhti New Orleans Pelicans me shifrat 120-112.

Phoenx Suns e demoloi Memphis Grizzlies, pasi i mposhtën me shifrat 119-94, e që fitore më të lehtë mori Portland Trail Blazers ndaj Houston Rockets, 104-92.

Në dallim me pikë, takimi mes Cleveland Cavaliers dhe Detroit Pistons, ishte më pak i frytshëm, duke përfunduar  me rezultat 98-78.

Në kohën shtesë të përballjes, Boston Celtics ia doli të triumfonte ndaj Milwaukee Bucks me shifrat 122-113.

Fitore në këtë rreth mori edhe Charlotte Hornets ndaj New York Knicks 104-96, derisa sonte nga ora 23:00, luhet takimi mes Utah Jazz dhe Miami Heat. /Telegrafi/

Exit mobile version