Akti i demolimit të kazinove në Strumicë kohëve të fundit ka filluar të shënojë rritje. Policia e Strumicës ka ngritur padi penale ndaj disa qytetarëve.
Për një muaj në Strumicë janë denoncuar tre raste të thyerjes së kazinove dhe lojrave të fatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për dëmtimin e kazinos “Senator” në Strumicë janë paditur tre persona. I dyshuari i parë për këtë rast është një 49-vjeçar nga Vasileva dhe shokoë të tij.
Dy rastet tjera që policia ka regjistruar janë në kazinot “Slot” dhe “Admiral”.
Nga policia nuk kanë konkretizuar se cilat kanë qenë arsyet e thyerjes së kazinove, por sipas informacioneve të para bëhet fjalë për shkak të humbjeve të parave./Telegrafi/