Në Kompleksin Memorial në Prekaz kanë filluar homazhet në nderim të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha me këtë rast se sot të gjithë janë të vetëdijshëm se gjaku i tyre ka ngritur themelet e shtetit të Kosovës, prandaj të gjithë qytetarët dhe institucionet e kanë obligim që të vinë në Prekaz.
Ndërsa, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 është lavdia e të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.