Site icon Telegrafi

Demolli takon një delegacion nga Franca, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Një delegacion nga Instituti i Studimeve të Larta të Sigurisë Kombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Francës qëndroi sot për një vizitë zyrtare në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se mbështetja dhe përkrahja e Francës për Kosovën në drejtim të ndërtimit dhe funksionalizimit të sektorit të sigurisë, me theks të veçantë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, është më së i nevojshëm, nëpërmjet mekanizmave të fuqishëm që posedon aktualisht Franca, kudo në organizatat me peshë të organizmave evropiane e më gjerë.

Demolli gjatë takimit me ambasadorin e ri në detyrë të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert dhe gjeneralin Daniel Argenson, udhëheqës i delegacionit ka çmuar lart kontributin e kontingjentit të Francës në kuadër të KFOR-it, por edhe interesimin dhe angazhimin që ka treguar Franca në vazhdimësi për Kosovën.

Ndërkaq, ambasadori i Francës në Prishtinë dhe gjenerali Argenson u shprehen jashtëzakonisht të interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ndërmjet dy vendeve dhe dy forcave tona. /Telegrafi/

Exit mobile version