Site icon Telegrafi

Demolli kërkon “yllin e tretë”

Gjyqtari kosovar do të marrë pjesë në seminarin dhe provimin që do të mbahet nga 13 deri më 20 shtator. Ylli i tretë është niveli më i lartë i gjyqtarëve të Federatës Botërore (AIBA), ku të tillët mund të ndajnë drejtësi në të gjitha garat, përfshirë dhe kampionatet botërore dhe Lojërat Olimpike.

"Në seminar janë paraqitur 268 gjyqtarë ndërkombëtarë nga Evropa e bota. Besojmë se edhe gjyqtari kosovar Latif Demolli me sukses do t’i kalojë këto provime dhe do të jetë gjyqtari i vetëm shqiptar me tre yje, që një ditë të ndajë drejtësinë edhe në Lojërat Olimpike", thuhet në njoftimin e FBOXK-së, të martën. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version