Site icon Telegrafi

Demolli: Hungaria mbështetëse e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Ministri Demolli me këtë rast falënderoi ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria ka ofruar për FSK-në, duke potencuar në veçanti edhe rolin e ambasadorit Markusz në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë.

Ministri Demolli po ashtu shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës në Evropë.

Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministri Demolli dhe ambasadori hungarez Markusz gjithashtu biseduan edhe për klimën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në dy vendet tona, si dhe për klimën politike në rajon dhe më gjerë.

Exit mobile version