Site icon Telegrafi

Demolli: Bashkëpunimi mes FSK-së dhe NATO-s të intensifikohet

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në Samitin e Komisioneve të Punëve të Jashtme tha se Kosova do të vazhdojë të punojë për sigurinë e saj të brendshme.

Ai tha se bashkëpunimi i Kosovës me vendet e rajonit është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë.

Demolli shtoi po ashtu se prania e NATO-s dhe faktorët ndërkombëtar vazhdojnë të jenë faktor kryesor i paqes në vend dhe rajon.

Ai tha se pret që bashkëpunimi mes FSK-së dhe NATO-s të intensifikohet.

Ministri i FSK-së tha se Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj.

Demolli foli edhe për transformimin e FSK-së në FAK.

Ai tha se formimi i Forcave të Armatosura synon të bëhet duke u bazuar në standardet më të larta të Aleancës Euroatlantike.

Foto: Arkiv

Exit mobile version