Site icon Telegrafi

Demolimi i kullës 53 metra nuk shkoi sipas planit, ajo u shemb mbi qendrën kulturore (Video)

Demolimi i një kulle 53 metra të lartë nuk shkoi sipas planit, pasi struktura e mbushur me beton përfundoi duke u shembur mbi një qendër kulturore.

Biblioteka dhe një shkollës e muzikës janë shkatërruar plotësisht kur mbi to ra kulla që po demolohej. Por, mrekullisht askush nuk është lënduar, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin e shpërthimit të eksplozivit të montuar në kullë e cila nuk shembet në vendin e paraparë, por përfundon mbi qendrën kulturore.

Të gjithë ata që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër “spektaklin” e shembjes së kullës, mbetën të habitur kur e panë se ajo nuk po binte ku ishte planifikuar.

Autoritet daneze kanë njoftuar se kanë filluar hetimet, për të zbuluar shkakun e këtij gabimi që ndodhi në qytetin Vordingborg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version