Telegrafi

Demolimi i kontrolluar i kullës 40 metërshe në Rusi, bëhet rrafsh me tokë për pak sekonda

Demolimi i kontrolluar i kullës 40 metërshe në Kirov të Rusisë, është filmuar dhe transmetuar drejtpërdrejtë nga mediat ruse.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaqin momentin e shpërthimit të kontrolluar dhe kullës që për pak sekonda “zhduket” nga faqja e dheut, transmeton Telegrafi.

E në momentin që kulla përfundoi e demoluar në tokë, është ngritur një re e madhe tymi e cila për disa sekonda e bëri të pamundur të shihet se çfarë kishte mbetur prej kullës.

Pamjet e shembjes janë publikuar pothuajse nga shumica e mediave ruse, të cilat raportonin se bëhet fjalë për kullën 40 metërshe. /Telegrafi/