Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka thënë për KosovaPress një burim nga kjo parti, Kryesia e së cilës do të mblidhet në orën 15:00 edhe për ta formalizuar koalicionin.
PSDHK edhe në zgjedhjet e kaluara ka garuar në listë me PDK-në.
Ndryshe, PSDHK dhe Partia Demokristiane për Integrim vitin e kaluar janë bashkuar në një subjekt të përbashkët politik.