Telegrafi

Demokrati Obama, republikani Huckabee fitojnë në Ajova

Huckabee doli në vend të parë duke lënë pas ish-guvernatorin e Masaçusetsit, Mitt Romney, megjithëse fushata e tij nuk kishte edhe aq shumë fonde. Ai u tha përkrahësve të tij në fjalimin e fitores se votimi i Ajovas vërteton se “njerëzit janë më të rëndësishëm sesa kuleta”.

Fituesi i demokratëve, Obama u tha përkrahësve të tij se populli i Ajovas zgjodhi “shpresën përballë frikës, bashkimin përballë përçarjes” dhe përcolli mesazhin e tij për ndryshim.

Senatori Obama synon të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në Ajova ai përjetoi një ngritje të menjëhershme, ku një numër rekord demokratësh dolën në natën e ftohtë të dimrit për të shprehur qëndrimin e tyre.

Obama la pas ish-senatorin e Karolinës së Veriut, John Edwards dhe senatoren e New Yorkut, Hillary Clinton, e cila për një kohë të gjatë kryesoi në garën demokrate. /VoA/