Komiteti rajonal i Partisë Demokratike të Serbisë ka vërejtje në projektin “Lugina e Diellit”, edhe pse e përkrahë atë.
Ata thonë se ky projekt ndihmojë kthimin e serbëve në Kosovë, e që deri tash vetëm një për qind janë kthyer në Kosovë, transmeton Koha.net.
Por, vërejtjet e tyre qëndrojnë tek mungesa e transparencës dhe mospërputhjet për “Luginën e Diellit”, që do të ndërtohet në Zveçan.
“Askund nuk ka tender publik për ndërtimin e vendbanimeve, dhe mos të ketë një kosto se sa kushton, se kush do ta financojë, se kur do të kryhen punët”, thuhet në deklaratën e DSS-së.
Sipas tyre janë duke u spekuluar prej 24 deri në 35 milionë euro, por që ende nuk dihet sigurt se sa.