Telegrafi

Demokratët mblidhen rreth Bidenit për raportin që ngriti shqetësimet për moshën e tij

Demokratët kanë reaguar në mbrojtje të presidentit Joe Biden pasi një raport në mënyrën se si ky i fundit trajtoi dokumentet e klasifikuara ngriti shqetësime për moshën dhe aspektin e tij të shëndetit mendor.

Biden nuk do të akuzohet për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, por raporti e quajti atë një “burrë të moshuar, me qëllim të mirë, me kujtesë të dobët”, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë kanë reaguar ligjvënësit demokratë duke thënë se përshkrimi ishte një shpërqendrim i pasaktë dhe i parëndësishëm.

Senatori i Gjeorgjisë, Jon Ossoff e cilësoi raportin “thjesht zhurmë”.

Anëtari më i ri i Senatit i tha BBC-së se përshkrimet e këshilltarit të posaçëm Robert Hur për Bidenin dukej se ishin një “koment i pazakontë që largohej nga ajo që zakonisht pritej në një raport të fokusuar dhe thelbësor”.

Ekipi ligjor i Bidenit kishte shqetësime të ngjashme, duke e akuzuar Hur-in për përdorimin e një gjuhe që nuk ishte “e saktë apo e përshtatshme”. /Telegrafi/