Site icon Telegrafi

Demokratët kërkojnë votim për komision të pavarur për Rusinë

Anëtarët demokratë nga Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan porositën të mërkurën, se do të përpiqen të ndikojnë për votimin e komisionit të pavarur, në mënyrë që të hetohen marrëdhëniet e Rusisë dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2016, dhe se bashkëpunëtorët e presidentit të SHBA-ve Donald Trump ishin në marrëveshje të fshehtë me Moskën.

Ata theksuan se dy republikanët Uollter Xhons dhe Xhastin Amash, anëtarë të Dhomës Përfaqësuese, mbështesin përpjekjet e tyre, transmeton Reuters.

Exit mobile version