Organizata joqeveritare “Democracy Plus” e cila është pjesë e rrjetit të organizatave që do të monitorojnë zgjedhjet e 14 shkurtit ka dhënë disa statistika të kandidatëve për deputetë të ndarë sipas gjinisë dhe grup moshës.
Hulumtimi i D+ tregon se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021, janë certifikuar 1,052 kandidatë që do të garojnë për 120 vende. Prej kandidatëve të certifikuar, 358 (34%) janë gra dhe 694 (66%) janë burra.
Po sipas këtij hulumtimi, të ndarë sipas grupmoshave, më së shumti kandidate gra ka në grupmoshën 20 deri 30 vjeçare, kurse kandidatë burra në grupmoshën 41 deri 50 vjeçare.
Më poshtë statistikat e kandidatëve për deputetë të ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës:
AAK më së shumti gra në grupmoshën 20-30 vjeçare (12), kurse burra në 51-60 (24);
LDK më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (14), kurse burra në 51-60 (23);
NISMA më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (14), kurse burra në 41-50 (24);
PDK më së shumti gra në grupmoshën 20-30 (10), kurse burra në 41-50 (25);
LVV më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (17), e po ashtu edhe burra në po këtë grupmoshë (26).