Site icon Telegrafi

Demokracia Studentore, protestë kundër varrezave afër USHAF-së

Organizata “Demokracia Studentore” kanë reaguar të enjten kundër vendosjes së varrezave të qytetit afër Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Kryetari i organizatës, Mexhid Ramusa në një njoftim për media thekson se kryetari, Muharrem Svarqa me veprimet e tij po tregon mizori dhe nuk ka një qëndrim të mirëfilltë për këtë problematikë shoqërore.

“Vendimi për të vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Sh.M.L ‘Qendra e Komptencës’, Shkollës së Mesme Ekonomike, Sh.M.U ‘Vezir Jashari’ tregon se kryetari i komunës po manipulon me shtresat shoqërore dhe po e varros njëherë e përgjithmonë mundësinë për të investuar për Mensë dhe Konvikte në parcelën pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Vendimi që është marrë është vendim i dyfishtë pasi që varrezat e qytetit janë të destinuara në fshatin Balaj të Ferizajt dhe ky veprim i tij ka një botëkuptim politik dhe i cili është në dëm të studentëve, nxënësve dhe qytetarëve të Ferizajt. Me këtë vendim, gjithashtu po keqpërdoret edhe buxheti komunal i Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Për të kundërshtuar këtë çështje, Demokracia Studentore organizon protestë para Kuvendit Komunal në Ferizaj, më 17 maj në ora 11:00.

Demokracia Studentore iu bën thirrje Shoqërisë Civile,  studentëve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve t’i bashkëngjiten protestës. /Telegrafi/

Exit mobile version