Demokracia Studentore përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të gjitha universitetet publike në Kosovë.
Sipas organizatës Demokracia Studentore problemet në universitetet publike qëndrojnë te politizimi i tyre nga klanet të caktuara të interesit, të cilat deri më tani iu kanë shërbyer grupeve të politikës dhe këto piramida të krimit të organizuara duhet të shkatërrohen që të marrin frymë lirshëm universitetet publike në Kosovë.
Për të dalë nga kjo gjendje, Demokracia Studentore kërkon që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me kryeministrin dhe grupet e ekspertëve, të marrin vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe t’i shkarkojnë të gjitha bordet dhe rektorët e universiteteve publike.
“Këtë gjendje të mjerueshme të cilën e kanë instaluar ish- ministrat Ramë Buja, Arsim Bajrami dhe Shyqeri Bytyqi, mundem ta zgjidhim vetëm në ketë mënyrë, dhe të zgjedhën rektoret të cilët i plotësojnë kriteret dhe nuk i përkasin ndonjë subjekti politik”, thuhet në deklaratë.