Site icon Telegrafi

“Demokracia Plus” thotë se Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet në komunat ku u dorëhiqën kryetarët (Video)

Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus” thotë se janë dy arsye pse nuk mund të shkohet në zgjedhje në komunat veriore, ku sot dhanë dorëheqje krytarët. E para është se Komisioni Qendror i zgjedhjeve është i pa kompletuar, ndërsa arsyeja e dytë është politike, pasi që Lista Serbe nuk lejon askënd të kandidojë. 

Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore, është bërë nga presioni që është ushtruar mbi ta. Kështu thotë Jetmir Bakija, nga “Demokracia Plus”, duke shtuar se sipas ligjit në fuqi, zgjedhjet për këto komuna duhet të shpallen nga Presidenti në afat prej dhjet ditësh.

“Ligji për zgjedhje lokale është shumë i qartë. Pas dorëheqjes së një kryetari të Komunës duhet të shpallen zgjedhjet nga presidenti i Kosovës jo më larg se 10 ditë nga dorëheqja. Duhet të jenë zgjedhje të jashtëzakonshme që duhet të organizohen 30-45 pas shpalljes së zgjedhjeve”, deklaron Jetmir Bakija nga organizata “Demokracia Plus”.

Mirëpo ai thotë që këtu është edhe një problem tjetër pasi KQZ nuk është e kompletuar. Por problem tjetër është edhe aspekti politik, ngase Lista Serbe atje nuk lejon askënd tjetër të kandidoj përveç tyre.

“Kemi edhe një problem tjetër që si shkaktarë del presidenti i Kosovës, pasi KQZ momentalisht nuk është e kompletuar. KQZ aktualisht ka vetëm kryetaren dhe aktualisht asnjë anëtarë tjetër, dhe nuk mund të merren vendime me këtë institucion. Pra, do të jetë problem edhe organizimi i zgjedhjeve nga ana teknike”, shtoi më tej Bakija.

Katër kryetarët e dorëhequr vijnë nga Mitrovica veriore, Zveqani, Zubin Potoku e Leposaviqi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version