Kur ka trazira brenda kufijve të Kinës – trazira, protesta, luftë të egër të pushtetit politik – këto gjarë vështirë se mund të gjenden në faqet e shtypit të kontrolluar rëndë të këtij vendi.
Por kur diçka ndodh në vende tjera, veçanërisht kur nënvizohen “rreziqet dhe kurthet e demokracisë” – ajo ngjarje bëhet lajm i faqeve të para, shkruajnë mediat e huaja.
Një rast i tillë është ai i republikanit për president Donald Trump, i cili, për sundimtarët autoritarë të Kinës, është bërë shembulli i fundit se si lejimi i masave në zgjedhjen e udhëheqësve të tyre është një ide e keqe, transmeton Telegrafi.
“Rritja e racizmit në fushën politike amerikane shqetëson të gjithë botën”, shkruan mediumi i kontrolluar nga partia, Global Times, përpara fitores së Trump në raundin e fundit të zgjedhjeve paraprake.
“Ai madje është quajtur një tjetër Benito Mussolini apo Adolf Hitler nga disa media perëndimore”, kanë shkruar mediat kineze.
Mediumi shkruan më tej: “Musolini dhe Hitleri erdhën në pushtet përmes zgjedhjeve, një mësim i rëndë për demokracinë perëndimore”.
Trump, ose “Chuanpu”, siç ata e quajnë atë në Kinë, përcjell Telegrafi, ka qenë një dhuratë për partinë komuniste për të bindur 1.4 miliard qytetarët e vendit se “sundimi i njerëzve” është një rrugë e sigurt për kaos dhe shkatërrim.
“Ata janë duke e shijuar këtë moment”, thotë Zhou Fengsuo, një aktivist demokrat me bazë në SHBA, i cili u largua nga vendlindja e tij, Kina, pas përleshjeve vdekjeprurëse të vitit 1989 në Tiananmen. “Ata janë shumë të lumtur. Ata janë duke qeshur me këtë”.
“Për ta [Trump] është një karakter i mirë për të treguar mangësitë e sistemit demokratik, sistemi në të cilin edhe një person i tillë mund të bëhet president,…”. /Telegrafi/