Site icon Telegrafi

“Demokracia e Re” nuk do ta votojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Zëdhënësja e partisë Demokracia e Re të Greqisë, Maria Spiraki tha se partia e saj nuk do të ratifikoj protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Partia më e madhe opozitare në Greqi, Demokracia e Re, ka konfirmuar se nuk do të votojë për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe do të përsërisë atë që bëri gjatë procesit të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës.

Maria Spiraki, tha se partia e saj do ta bëj këtë sepse mendon se marrëveshja e Prespës është i keq dhe nuk është në interes të interesave kombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version