Demokracia e Re do të bëjë çdo përpjekje të mundshme që të mos hy në fuqi marrëveshja e dëmshme kombëtare e Prespës, deklarojnë nga partia opozitare greke lidhur me referendumin në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratë përsëritin pikëpamjen e tyre se që nga momenti i parë partia ka theksuar se marrëveshja ishte kombëtarisht e dëmshme ndaj Greqisë dhe prandaj në qershor ata paraqitën një mocion mosbesimi kundër qeverisë.
Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, partia më e madhe e opozitare në Greqi, komenton se, ndërsa SYRIZA dhe Grekët e Pavarur ndryshe e vlerësojnë rezultatin e referendumit, konfirmon se “ata janë indiferentë ndaj interesit kombëtar dhe i japin prioritet qëndrimit të tyre në pushtet edhe për disa muaj”
Marrëveshja e Prespës duhet të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë. Koalicioni qeverisës i kryeministrit Alexis Tsipras me nacionalistët gjithashtu, nuk kanë qëndrim të unifikuar. Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, nga Grekët e Pavarur, e kundërshtojnë ratifikimin. Përkundrazi ai u shpreh i kënaqur nga dalja e pakët e votuesve në Maqedoni./Telegrafi/