Telegrafi

Demokraci Plus jep disa rekomandime për organizimin e zgjedhjeve gjatë pandemisë COVID-19

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 të këtij muaji, Demokraci Plus publikoi raportin lidhur me organizimin e këtyre zgjedhjeve në kohë pandemie

Demokraci Plus liston këto rekomandime për KQZ:

Ndërsa, për Qeverinë D + rekomandon që për të shmangur grumbullimin e personave pas përfundimit të procesit të votimit, të vendoset ora policore në tërë vendin duke filluar nga ora 21:30. Kjo me qëllim evitimin e gabimit që është bërë në këtë aspekt gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Podujevës.

Kurse për votuesit: mbajtja e maskave gjatë procesit zgjedhor, votuesit duhet të marrin stilolapsin me vete nga shtëpia, për të shmangur kështu prekjen e një objekti nga shumë persona, të evitojnë grumbullimet dhe të respektojnë distancën prej 1.5 metra në pritje për votim. /Telegrafi/