Një demo që besohet të jetë xhirimi i parë i këngës, “Starman”, David Bowie është nxjerrë në shitje në një ankand.
Demo u regjistrua në vitin 1971 dhe vlerësohet se do të shitet për 11800 euro. Në këtë këngë, mund të dëgjohet këngëtari duke i kërkuar kitaristit Mick Ronson të mos ndalojë regjistrimin sepse kënga është ende në zhvillim e sipër.
BBC shkruan se Ronson ia dha këtë video shokut të tij Kevin Hutchinson, i cili pas dëgjimit të këngës e la videon në tavan.
https://youtu.be/sI66hcu9fIs?t=1
Në këtë demo ka edhe këngë të tilla si “Moonage Daydream” dhe “Hang Onto Yourself”.
“Kur e dëgjova për herë të parë këtë këngë, mendova se ishte e mirë, por nuk mendova se ishte fantastik. Kur je 16-vjeçar, ka vetëm disa gjëra që mund të të lënë përshtypje”, tha Hutchinson.
Ndryshe, kënga “Starman” gjendet në albumin “Ziggy Stardust”, i cili u publikua në vitin 1972 dhe i solli famë Bowiet. /Telegrafi/