E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka takuar Raul Teitelbaum, të mbijetuarin e holokaustit i cili gjithë jetën e ka kaluar në Kosovë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shprehet tejet e kënaqur për këtë takim.
Ajo ndër të tjera theksoi se historia e tij është e dhimbshme por e veçantë për Kosovën.
“Një takim i veçantë me Raul Teitelbaum, i lindur dhe rritur në Prizren, Kosovë. Si një i mbijetuar i Holokaustit, historia e tij është e dhimbshme, por e veçantë për Kosovën, Izraelin dhe familjen tonë. I ulur jashtë derës së shtëpisë së tij, ai tregoi një mikpritje të ngrohtë në shtëpinë e tij. Në librin e tij të fundit “Një nga tetë” ai i kushtoi një pjesë të librit edhe historisë së familjes sonë”, tha Demiri.
“Teitelbaum në një video regjistrim tha: “Jam shumë i lumtur për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem” Iris & Anat, ishte shumë kënaqesi të ju takoja pas kaq vitesh”,shkroi Demiri.