Site icon Telegrafi

Demiri takohet me Delawie, flasin për thellim të bashkëpunimit

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie.

Ministri Demiri e njoftoj Ambasadorin lidhur me funksionalizimin si dhe me planet e ministrisë, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.

Demiri gjithashtu e njoftoj për programet e ministrisë për vitin 2018 dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me ambasadën Amerikane dhe programet e USAID-it në Kosovë që ndërlidhen me zhvillimin socio-ekonomik rajonal.

Exit mobile version