E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Izraelit, Isaac Herzog.
Demiri ka shkruar se do të shikoj mundësinë e forcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izrelit, gjatë presidencës së Herzog.
“E nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të 11 të Izraelit, Isaac Herzog në Knesset. Do të shikojmë mundësinë e forcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, gjatë presidencës së tij. E falënderoj presidentin Rivlin për simpatinë që ka treguar për Kosovën në të gjitha takimet tona”, ka shkruar Demiri. /Telegrafi/
Honored to attend the swearing-in ceremony for Israel's 11th President @Isaac_Herzog in the Knesset. Looking forward to the further strengthening of relations between 🇽🇰-🇮🇱 during his presidency.
I thank @PresidentRuvi Rivlin for the sympathy he showed for 🇽🇰 in all our meetings. pic.twitter.com/Vhbua4BOdH— Ines Demiri (@InesDemiri1) July 8, 2021