Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka vizituar sot dy pacientë me fibrozë cistike të cilët kanë marrë ilaçin “Trikafta” në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.
Ministri theksoi se deri tani 32 pacientë kanë marrë ilaçin “Trikafta”.
“Stefanija (13) dhe Hatixheja (15) janë dy pacientet e reja me fibrozë cistike që morën ilaçin “Trikafta” të enjten. Më njoftuan se jeta e tyre tani është më mirë.
Pesë ditë pas marrjes së ilaçit, funksioni i tyre i mushkërive është përmirësuar, terapia modulare jep një efekt të shpejtë. Ato marrin frymë më mirë, kanë oreks të shtuar dhe janë të kënaqura që kanë filluar të marrin ilaçin që do të thotë jetë. Jam i lumtur që po ua kthejmë buzëqeshjen pacienteve, por edhe prindërve të tyre. Deri më tani, 32 pacientë kanë marrë “Trikafta” dhe gradualisht po përfshihen në terapi. Jam i nderuar që sot pata rastin të takohem dhe të bisedoj me Stefaninë dhe Hatixhenë. Si shteti ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë kujdesen për pacientët me fibrozë cistike”, thotë Demiri, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani, theksojnë nga atje, 32 pacientë kanë marrë “Trikafta” dhe gradualisht po përfshihen në terapi.
Ilaçi “Trikafta”, shtojnë nga atje, është një medikament i sigurt, i miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm./Telegrafi/