Juventusi pas fitores ndaj Dinamo Kiev, ka marr lajmin se Merih Demiral do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën për dhjetë ditë.
Kjo për shkak të një dëmtimit të muskulit të kofshës së djathtë.
Mbrojtësi u dëmtua pikërisht ndaj ukrainasve dhe u zëvendësua nga i riu Radu Dragusin njëzet minuta para fundit të ndeshjes.
Gjendja fizike e mbrojtësit turk do të rivlerësohet brenda dhjetë ditësh, thuhet në njoftimin klubit.
Demiral kishte humbur edhe ndeshjet ndaj Ferencvarosit dhe Beneventos për dëmtim muskulor.
Me Giorgio Chiellini jashtë, Danilo pritet të rreshtohet përkrah Leonardo Bonuccit dhe Matthis De Ligt në mbrojtje kundër Torinos në derbin e së shtunës pasdite. /Telegrafi/