Telegrafi

Demiral rikthehet në stërvitjet e Juventusit pas lëndimit të rëndë

Mbrojtësi turk Merih Demiral ka rifilluar stërvitjen me Juventusin për herë të parë që nga dëmtimi i gjurit në janar.

Mbrojtësi lëndoi ligamentin më 12 janar dhe pritej të humbiste edhe pjesën tjetër të sezonit.

Por kur sezoni u ndërpre për dy muaj nga pandemia e coronavirusit, ai e ka gjetur kohën e mjaftuar për rikuperim.

“Programet individuale të trajnimit vazhduan për lojtarët e Juventusit”.

“Bianconerët të përfshirë në ditët e fundit, ishin Bentancur, Bernardeschi, Bonucci, Buffon, Chiellini, Cuadrado, De Sciglio, Dybala, Pinsoglio, Pjanic, Ramsey dhe Rugani”.

“Sot ka lajme në lidhje me Merih Demiral: lojtari turk u kthye në Qendrën e Stërvitjes. Merih, i cili vazhdon rehabilitimin e tij në “J|Medcial”, tani ka filluar të punojë në terren, pasi gradualisht vazhdon shërimin e tij”, thuhet në njoftim.

 

Gonzalo Higuain ende nuk është rikthyer nga jashtë pasi ka leja nga klubi . /Telegrafi/