Telegrafi

Demiral rikthehet në stërvitje të plota pas gjashtë muajve

Merih Demiral është rikthyer në stërvitje të plotë me Juventusin për herë të parë që nga dëmtimi i tij i madh në gju në muajin janar.

Mbrojtësi turk ka punuar veçmas në një orar individual të stërvitjeve, por një deklaratë nga klubi sot konfirmoi se ai tani është pjesë e stërvitjeve me grupin.

Demiral pësoi lëndimin gjatë së njëjtës ndeshje që pa edhe yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, të shqyej ligamentin ACL më 12 janar.

Lexo po ashtu Formacioni i së ardhmes te Juventusi – nga De Ligt e Demiral te Kulusevski e Vrioni

Zaniolo tashmë është rikthyer në aksionin në Serie A dhe shënoi golin e tij të parë që nga dëmtimi gjatë fitores së djeshme 3-0 të Romës ndaj Brescia.

Lëndimi i Demiral ishte pak më ndryshe, pasi dëmtoi të dy ligamentet, kryqëzuesin anësor dhe meniskun në gjurin e tij të majtë.

Prandaj, ka dashur më shumë kohë që ai të kthehet në stërvitje.

Ai mund të jetë pjesë e skuadrës në përballjen e Juventusit në udhëtim te ish-klubi i tij, Sassuolo, të mërkurën. /Telegrafi/