Telegrafi

Demiral negativ me COVID-19, mund të jetë i gatshëm për Napolin

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral është rikuperuar nga COVID-19 pasi ka rezultuar negativ në dy teste.

Lojtari ishte infektuar me COVID-19 gjatë detyrës me Kombëtaren e Turqisë javën e kaluar.

Klubi ka konfirmuar me një deklaratë për media se Demiral rezultoi në dy teste negative, kështu që tani është rikuperuar nga Coronavirusi.

Ai nuk është më nën izolim dhe mund të bashkohet me skuadrën që nesër në mëngjes.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Napolin që zhvillohet nesër (e mërkure).

Aktualisht te Juventusi jashtë mbeten vetëm Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi janë ende COVID-pozitivë./Telegrafi/