Site icon Telegrafi

Demiraj tregon sa është e rrezikuar Kosova nga Serbia (Video)

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, kolonel Dritan Demiraj ka thënë se Serbia nuk e ka as edhe një shans të kthehet sërish në Kosovë.

Demiraj ka thënë se kjo nuk mund të ndodh, pasi janë investuar miliona dollarë nga miqtë ndërkombëtarë.

Tutje Demiraj ka thënë se Ushtria e Kosovës është dashur të krijohet pesë ose gjashtë vite më parë.

“Kosova tashmë si shtet me të gjitha njohjet e saj duhet të ketë ushtrinë e saj dhe buxhet më të madh në mënyrë që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s sa më shpejt”, tha Demiraj në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se FSK-ja por edhe Ushtria e Shqipërisë, kanë edhe shumë nevoja të tjera.

“FSK-së nuk i mungon vetëm armatimi, FSK ka shumë nevoja tjera – mjete të transportit, mjete strategjike, artileri, njësitet speciale, mbështetje logjistike, mbështetje nga ajri. Shtete tona nuk i kanë, por shpresojmë t’i kenë të në ardhmen”, tha Demiraj. /Klan Kosova/

Exit mobile version