Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis e ka quajtur të “çmendur” Louis van Gaalin.
Mbrojtësi argjentinas kishte punuar për një kohë me ish-menaxherin e Manchester Unitedit te Bayern Munichu.
“Ai është një trajner i mirë, por krejtësisht i çmendur. Ndonjëherë dilte prej vetvetes”, kujtoi ai për La Nacion.
“Një ditë, ne fituam 3-0 dhe në minutën e fundit hyri në dhomën e veshjes duke ulëritur. Ai na tha se kjo ishte një fatkeqësi për ne”.
“Si kapiten i dytë, u përpoqa ta ndaloja atë dhe pas përfundimit të pjesës së dytë na tha se nuk kishte fare të drejtë duke e pranuar se kishte gabuar. Ai ishte krejtësisht i çekuilibruar emocionalisht dhe ma ndaloi të argumentohem”, shtoi ish-reprezentuesi i Argjentinës.
Strategu 67-vjeçar holandez tash e dy vjet ka mbetur pa punë pas shkarkimit nga zyrtarët e klubit të Manchester Unitedit.
Ndryshe, 37-vjeçari tashmë është pensionuar prej futbollit aktiv dhe po punon që të bëhet trajner. /Telegrafi/