Telegrafi

Demichelis e Van Buyten të mungojnë ndaj Lyon

Louis Van Gaal nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e Martin Demichelis dhe Daniel Van Buytenit, pasi që të dy u lënduan në sfidën ndaj Monchengladbachut.

Që të dy këta kanë udhëtuar me Bayernin në Lyon, por një vendim se a do të luajnë apo jo, pritet të merret para fillimit të takimit.

“Unë shpresoj që së paku njëri prej qendërmbrojtësve të rikthehet nga lëndimi. Më pas do të kishim Badstuberin në mbrojtje dhe Contenton në krahun e majtë. Do të isha i kënaqur me këtë”, tha Van Gaal për faqen zyrtare të Bayernit. /Telegrafi/