Telegrafi

Demichelis: Argjentina gati të luftojë për titullin

“Ky ekip u ngrit muajt e fundit. Megjithatë, shumë kritika ndaj nesh mendoj se kanë qenë pa vend. Ekziston besim i madh në këtë skuadër dhe nuk ka dyshim se jemi një ndër ekipet më mirë të përgatitura për të luftuar për titullin”.

“Natyrisht, Diego Armando Maradona na ndihmon. Ai na motivon neve shumë dhe e eliminon presionin. Ai është figurë e rëndësishme për ne. Ai na jep energji dhe uri për të luajtur mirë”, tha Demichelis.

Argjentina në fazën grupore do të përballet me Nigerinë, Greqinë dhe Korenë Veriore. /Telegrafi/