Telegrafi

Demi: Zgjedhjet janë “fabrika të punësimit”, që prodhojnë kriza të pafundme politike

Përfaqësuesi i Institutit GAP, Agron Demi, përmend numrin e të punësuarve për zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë.

Në një postim të shkurtë në profilin e tij në Facebook, Demi thotë se zgjedhjet janë fabrikat e Kosovës për punësim.

Duke u thirrur në të dhënat Trustit, ai përmend se kontribuues të rinj gjatë këtij viti ishin 38,256 persona, shumica prej të cilëve ishin pjesë e stafit të angazhuar për organizimin e zgjedhjeve.

“E, prodhimtaria e këtyre ‘fabrika’ deri më tani janë 64 zëvendësministra dhe krizë e pafund politike”, ka shkruar ai. /Telegrafi/