Telegrafi

Demi i tërbuar “nokauton” gjashtë toreadorë, njërin prej tyre e lë pavetëdije (Video, 18)

Në një garë me dema në Portugali, gjashtë toreadorë e kanë pësuar kur tentuan ta sfidojnë demin e tërbuar.

Një video amatore e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur demi i godet dhe i hedh në ajër gjashtë toreadorë, ku njëri prej tyre madje mbetet i shtrirë në tokë pavetëdije, transmeton Telegrafi.

Për ta nxjerrë nga fusha dhe për të mos e pësuar edhe më shumë, demit i dolën përpara dhjetëra toreadorë tjerë që e shpërqendruan demin derisa prapa tyre mjekët e transportonin të lënduarin.

Mediat lokale raportojnë se toreadori i lënduar rëndë është Fabio Francisco, i cili është dërguar në spital.

Por, për dallim nga gara tradicionale spanjolle me dema, portugezët luftojnë me këtë kafshë duke qëndruar mbi kali. /Telegrafi/